Tryezë e rrumbullakët – datë 2 nëntor

Instituti për Studime Gjyqësore dhe Kushtetuese, ditën e premte, datë 2 nëntor 2012 mblodhi në një tryezë të rrumbullakët rreth 30 personalitete të njohur të drejtësisë shqiptare, të tillë si juristë, avokatë, gjyqtarë, këshilltarë të gjyqtarëve, konstuticionalistë etj.

Tryeza e rrumbullkakët u organizua në ambjentet e Hotel Doro City, patjetër me financimin e partnerit të ISGjK-së në të gjithë projektin, Fondacionin e Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Soros.

Qëllimi i tryezës ishte lançimi i projektit aktual dhe gjithashtu shkëmbimi i mendimeve paraprake ne lidhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Lartë në garantimin e së drejtës individuale “për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm”, sipas KEDNj-së dhe jurisprudencës së GjEDNj-së, veçanërisht praktikës mbi Shqipërinë.

Fjalën e hapjes së këtij aktiviteti e kishte Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Gjyqësore dhe Kushtetuese, Dr. Fehmi Abdiu. Ai solli edhe një herë në vëmendje të të pranishmëve qëllimin e aktivitetit dhe temën objekt-studimi. Në fillim të aktivitetit u shpërndanë disa pyetësorë për të tërhequr mendimin e këtyre aktorëve të drejtësisë në lidhje me punën e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese përsa i takon afatit të gjykimit të vendimeve nga këto dy gjykata.

Tryeza vazhdon me fjalën e ish-Kryetarit të Gj.L.-së, gjithashtu ekspert i ISGjK-së në këtë projekt, z.Thimjo Kondi. Kryesisht, fjala e tij përmbante raste konkrete nga praktika të vonesës së gjykimit të çështjeve.

Pas tij, fjalën e rradhës e kishte ekspertja tjetër e ISGjK-së, zj.Elsa Toska. Ajo diskutoi mbi zbatimin e të njëjtit standart gjatë gjykimit të çështjeve në Gj.K.

Pasi mbaruan fjalën e tyre ekspertët e projektit, diskutimi vazhdoi midis anëtarëve të tryezës. Kështu, fjalën e mori Alban Brati, këshilltar në Gjykatën Kushtetuese, e pas tij edhe Sokol Sadushi, ish-anëtar i kësaj gjykate. Ky i fundit shprehu mendimin se në fund të gjithë studimit, do të ishte mirë të kishim edhe një iniciativë ligjvënëse. Gjithashtu, Sadushi dhe Myrtja u shprehën se nuk duhet të fokusohemi vetëm te Gj.L. dhe Gj.K., pasi zbatimi i këtij standarti ashtu siç duhet, është një problem që nuk prek vetëm këto dy gjykata, po të gjithë gjyqësorin në tërësi.

Konstitucionalisti Niazi Jaho shtron për diskutim një pyetje në lidhje me proporcionalitetin. Sa problem është gjykimi brenda një afati të arsyeshëm dhe sa çështje shqyrton Gj.K. në lidhje me këtë problem?

Ekspertja Elsa Toska i përgjigjet deri diku kësaj pyetjeje me analogji të mosekzetumit të vendimeve gjyqësore. Kështu, duhet të shprehet fillimisht GjEDNj për çështje që lidhen me Shqipërinë, e më pas Gj.K. e jona. Megjithatë, shqyrtimi i çështjeve që lidhen me gjykimin brenda një afati të arsyeshëm  nga Gj.K. e Shqipërisë ka filluar në vitin 2008, ndërsa çështja  e dytë është shqyrtuar në vitin 2011.

Ish-Avokati i Popullit, Ermir Dobjani propozon që studimi aktual të mos fokusohet vetëm te standarti, po të shkojë më tej duke përfshirë edhe statistika. Mund të themi, që ky propozim iu drejtua më shumë Soros-it, duke qënë se i pranishëm në tryezë, që nga fillimi i saj, ishte edhe z.Kristaq Traja, anëtar i bordit të këtij fondacioni.

Z.Traja pati edhe fjalën përmbyllëse të kësaj tryeze. Edhe një herë tjetër, ai theksoi se Soros ka në plan të japë fonde për studime të tilla që synojnë përqasjen e legjislacionit tonë me atë të vendeve të zhvilluara.

 

Posted in Uncategorized | Leave a comment

Instituti per Studime Gjyqesore dhe Kushtetuese boton broshuren me rekomandime konkrete ne lidhje me mundesite e amendimit te Ligjit “Per organizimin dhe funksionimin e GjK ne RSh”

Studim i ISGjK

Posted in Artikuj dhe Studime | Leave a comment

Konferencë shkencore – 27 janar 2012

Instituti për Studime Gjyqësore dhe Kushtetuese organizon konferencën shkencore me titull: Studim mbi mundësitë e amendimit të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”

Konferenca do të zhvillohet ditën e premte, datë 27 janar 2012, në ambjentet e Hotel Tirana International, salla Onufri.

Posted in Uncategorized | Leave a comment

Promovimi i librit “Refleksione mbi Shtetin e së Drejtës” me autor konstitucionalistin e njohur, z. Niazi Jaho

Diten e hene, me date 12 dhjetor 2011, ne ambjentet e Hotel Diplomat, Instituti per Studime Gjyqesore dhe Kushtetuese organizoi promovimin e librit “Refleksione mbi Shtetin e se Drejtes”, me autor konstitucionalistin e njohur, z. Niazi Jaho.

Te ftuar ne kete takim ishin juriste, gjyqtare te ndryshem, avokate, personalitete nga shoqeria civile, gjithashtu edhe deputete te shumte nga te dyja forcat e medha politike te vendit tone. Ajo qe u vu re qarte eshte se pjesemarrja e ketyre personaliteteve te ftuar ne promovim ishte shume e gjere. Kjo gje tregon per vleresimin e madh qe gezon autori ne mjaft rrethe sociale, sigurisht ne saje te kontributit te tij te madh e profesional per te gjitha zhvillimet e rendesishme te vendit.

Fjalen e hapjes ne promovim e pati z. Fehmi Abdiu, Drejtor Ekzekutiv i Institutit per Studime Gjyqesore dhe Kushtetuese.
Fillimisht, ai permendi kontributin konkret te dhene nga konstitucionalisti Jaho. Kontribut ky qe permblidhet ne 6 libra te botuara me pare nga autori, nder ta, “Probleme te Kushtetutes” ne vitin 1998, “Reforma Zgjedhore – perseri me vonese” ne vitin 2006 etj. Ndersa persa i perket botimeve te realizuara ne shtypin e perditshem, z. Jaho paraqitet para lexuesit shqiptar me 110 shkrime, te cilat i gjejme ne gazetat Shqip, Shqiptare, Panorama, Ballkan etj.

Me pas, z. Abdiu u ndal me konkretisht ne librin qe promovohej, duke u shprehur se ky liber perbehet nga dy pjese, te cilat qendrojne si dy shtylla shume te rendesishme. Shume shkrime ne kete liber kane te bejne me konstitucionalizmin e demokracine, kurse artikuj te tjere kane trajtuar probleme te sistemit zgjedhor dhe qe sigurisht perbejne nje kontribut shume te rendesishem per te mos u venitur karakteri demokratik i zgjedhjeve ne vendin tone.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit per Studime Gjyqesore dhe Kushtetuese e mbylli fjalen e tij duke falenderuar z. Jaho per kontributet e vazhdueshme dhe sigurisht duke i uruar atij suksese te metejshme si botues sistematik dhe i palodhur.

Pas tij, fjalen e moren Profesor Luan Omari, ish gjyqtari kushtetues Sokol Sadushi, ish kryetari i KQZ –se Ilirjan Celibashi si edhe shume nga te pranishmit ne salle. Te gjithe diskutantet vleresuan punen e bere nga z. Jaho, e falenderuan ate per kontributet e njepasnjeshme dhe i uruan suksese per botimet e ardhshme.

 

Posted in Aktivitete, Artikuj dhe Studime, Uncategorized | Leave a comment

Projekt per amendimin dhe plotesimin e ligjit per “organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise”

Ne muajin janar te vitit te ardhshem eshte planifikuar te organizohet nje konference shkencore po per studimin rreth amendimit te ligjit te lartpermendur.

Eshte per tu theksuar se keto aktivitete jane sponsorizuar nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine.

Posted in Aktivitete, Uncategorized | Leave a comment

Tryeze e rrumbullaket ne Hotel Tirana International

Ne muajin tetor te ketij viti, ne Hotel Tirana International, eshte zhvilluar nje tryeze e rrumbullaket ku eshte diskutuar rreth mundesive per amendimin e plotesimin e ligjit “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise”. Ne kete takim kane diskutuar mjaft pjesemarres te cilet kane dhene mendimet e tyre rreth nevojes per keto amendime. Disa prej tyre kane nenvizuar faktin se me perpara se te amendohet ligji ne fjale mund te kerkohet per te amenduar dispozita te ndryshme te Kushtetutes.

Posted in Aktivitete | Tagged | Leave a comment

Pervjetori i Kushtetutes

Ne 22/11/2010, Instituti ka zhvilluar, ne kuadrin e pervjetorit te Kushtetutes, nje konference shkencore rreth mjaft problematikave kushtetuese, ku jane mbajtur pese kumtesa si per sfidat e organeve te drejtesise, te prokurorise etj.

Posted in Aktivitete, Uncategorized | Leave a comment

Konference shkencore per standartet kushtetuese e ligjore

Ne muajin mars  te ketij viti ne Hotel Grand u zhvillua nje tryeze e rrumbullaket ku eshte diskutuar rreth sfondit kushtetues e ligjor te komisioneve hetimore parlamentare, ndersa ne muajin qershor, ne Hotel Tirana International, ka zhvilluar nje konference shkencore per standartet kushtetuese e ligjore te komisioneve hetimore e parlamentare. Ne kete konference nderkombetare, kane referuar juriste me pervoje vendas e te huaj.

Posted in Aktivitete, Artikuj dhe Studime | Leave a comment

Promovimi i Programit te Institutit

Ne muajin shtator te vitit 2010, Instituti ka bere aktivitetin e tij te pare ne prani te mjaft juristeve e politikaneve per promovimin e programit te tij. Mjaft diskutante kane vleresuar pozitivisht themelimin e tij dhe kane dhene edhe mendime per te ardhmen e tij.

Posted in Aktivitete | Leave a comment